Që prej orëve të para të mëngjesit, qytetarët shqiptarë u janë drejtuar qendrave të votimit, për të votuar partinë dhe kandidatin që ata duan të çojnë në Parlament.
Një prej votuesve në Berat, siç dëgjohet edhe në video, nuk nguron të fshehë votën e tij.
I pyetur nga gazetarët, ai thotë se vota e tij ka shkuar për Partinë Demokratike dhe kandidatin Lefter Maliqi.