Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në zgjedhjet e parakohshme për Tiranën, e gjeti opozitwn tw papwrgatitur.
Më tej, ai tha se beteja më serioze mes dy kundërshtarëve politik për bashkinë e Tiranës do te ishte mes Manastirliut dhe Jorida Tabakut.
“Ogerta Manastirliu është personi i vetëm për të cilën opozita duhet të mendojë se kë do të ketë kundërshtar. I vetmi person që mund të ishte përballë do të ishte Jorida Tabaku, kanë qenë shoqe klase. Alimehmeti nuk është kandidati i dukur në këtë moment. Ajo që është me rëndësi, është që Ogerta kur e mori kandidaturën sot, opozita nuk e dha asnjë deklaratë, opozita nuk ka qenë e përgatitur me këtë zgjedhje. Ogerta nuk ishte aspak e kënaqur dhe normalisht edhe unë do të isha në ankth, pasi do të hapë një betejë e cila nuk ishte e saja realisht.”