Zgjedhjet për kryetarin e ri, nesër mblidhet kryesia e PD-së, çfarë pritet të ndodh

Nesër pritet të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike. Mbledhja është kërkuar nga shtatë anëtarët e kryesisë së PD-së.

Çështja kryesore e kësaj mbledhje pritet të jetë miratimi i rregullores për zgjegdhjen e kryetari të partisë.
Nesër pritet plotësimi i grupeve të punës për listat e anëtarësisë si dhe plotësimi Komisionit Zgjedhor që do të merret me mbarëvajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri që pritet të mbahen në 29 korrik.

Njoftim për mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike

Te nderuar Anëtarë të Kryesisë. Në mbështetje dhe zbatim të nenit 45, pika 4, fjalia e parë, të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me kërkesë të 1/5 (një të pestës) së anëtarëve të Kryesisë së Partisë, njoftojmë mbledhjen e Kryesisë me rend dite si vijon:

1- Miratimin e grupeve të punës për mbikqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSh;
2- Miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”;
3- Plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor;

Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet ditën e Enjte, datë 15 qershor 2023, ora 17:00 në Sallën e Mbledhjeve të Selisë së Partisë Demokratike në rrugën Donika Kastrioti, Tiranë.

Anëtarët Kërkues:

● Taulant Zeneli
● Endri Hasa
● Gazmend Koduzi
● Taulanda Jupi
● Kreshnik Çollaku
● Xhemal Gjunkshi
● Gentian Gaba

/albeu.com/


Shtuar 14.06.2023 11:12