Zgjedhjet për kryetarin e PD, Gazment Bardhi tregon nëse do mbështes kandidaturën e Sali Berishës

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News 24 zhvillimet për zgjedhjet e reja në PD vitin e ardhshëm, duke lënë të hapur çdo kandidaturë, përfshirë edhe atë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

I pyetur nëse do të mbështesë kandidaturat për kreun e PD, Bardhi u shpreh se nuk ka ende një qëndrim publik për ndonjë emër të caktuar, por shtoi se do ta bëjë të ditur në momentin kur të hapet zyrtarisht gara.

I pyetur nëse rikthimi i Berishës në krye i shërben Partisë Demokratike, Bardhi u përgjigj: “Nuk identifikoj në këtë monomet një figurë tjetër që përbashkon të gjitha flukset brenda PD-së përveç Berishës.”

Bardhi: Unë mbështes të drejtën e cilido brenda PD për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur. Cilido prej nesh ka të drejtë të kandidojë dhe konkurrojë në një garë të ndershme brenda PD për drejtimin e PD. Nga kjo e drejtë nuk duhet të përjashtohet askush.

E kam thënë dhe më parë, ne kemi statut një dispozitë që ndalon kryetarin që humb zgjedhjet të kandidojë, për mua kjo është antikushtetuese sepse përgjegjësia secilit prej nesh duhet të matet me votat e anëtarëve të partisë.

Nëse anëtarët gjykojnë që kryetari nuk ka përgjegjësi për humbje dhe votojnë për zgjedhjen apo rizgjedhjen e tij, është një e drejtë legjitimë që do duhet ta rrëzoj cilido brenda PD. Në momentin kur të hapet gara, do të them se kë mbështes dhe si e mbështes.

Pyetje: Si i shërben PD-së përsëri Berisha në krye të saj?

Bardhi: Nuk identifikoj në këtë monomet një figurë tjetër që përbashkon të gjitha flukset brenda PD-së përveç Berishës.


Shtuar 19.09.2025 22:08