Zgjedhjet për kreun e PD, Bardhi: Përjashtimi i 50 mijë anëtarëve është një damkë turpi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, e cilësoi të turpshme përjashtimin e 50 mijë anëtarëe me të drejtë vote.

Sipas tij zgjedhjet për kreun e PD më 29 korrik po e përcajnë edhe më shumë PD-në.

PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet. Ka nevojë për të afruar anëtarë dhe jo për të përjashtuar. Akti i përjashtimit të mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote është një damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e PD për ta shndërruar atë në një parti private! Kjo është një rrugë e gabuar dhe nuk është garanci për të ardhmen. Është dëm me pasoja të rënda për PD nga sjellje të së shkuarës së saj”, shprehet ai.


Shtuar 25.07.2023 19:47