Zgjedhjet për kreun e partisë/ PD nxjerr udhëzimet: Të jenë të lira, të fshehta dhe demokratike! Kuvendi mblidhet…

Partia Demokratike ka ndarë udhëzimet lidhur me procesin zgjedhor dhe organizativ. Udhëzimi i firmosur nga Sali Berisha dhe Flamur Noka, mban datën 17 mars 2026.

Në maj të 2026 përmbyllet edhe afati katërvjeçar për të gjitha organet drejtuese të Partisë, duke bërë të nevojshme edhe rinovimin për një procesi statutor. Ky proces si nënvizohet edhe nga udhëzimet e ndara, duhet të jetë i rregullt, transparent.

Të lidhura

None found

Referuar situatës politike në vend, opozita ka vijuar me protestat e saj dukë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas skandalit edhe të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në këtë mënyrë, u vendos zhvillimi i zgjedhjeve në të gjitha degët, dhe në të gjitha nivelet e strukturës së degëve të PDSH, brenda datës 30 prill.

“Brenda datës 30 prill 2026 zhvillimin e zgjedhjeve në të gjitha degët dhe nivelet e strukturës nga kryetar, nënkryetar, sekretar seksioni, grupseksioni, kryetar dege dhe kryesitë e degëve. Në këtë udhëzim theksohet se zgjedhjet duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e Statutit, për zgjedhje të lira, të fshehta dhe demokratike.”, thuhet më tej.


Shtuar 28.03.2026 20:32

Tags: ,