Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka caktuar datën 21 Qershor për zgjedhjet për autoritetet drejtuese dhe organet drejtuese në Universitetet publike.
“Bazuar në dispozitat e ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, i cili parashikon zhvillimin periodik të zgjedhjeve çdo katër vite, Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se është shpallur data e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe organet drejtuese në universitetet publike. Data e zhvillimit të zgjedhjeve do të jetë 21 Qershor 2024”, njofton ministria.
Zgjedhjet do të mbahen njëkohësisht në të gjitha Universitetet publike në vend.