Ditën e sotme qytetarët e Bashkisë së Rrogozhinës ju janë drejtuar sërish kutive të votimit pas anulimit të zgjedhjeve të 14 majit.
Deri tani në votime kanë marrë pjesë 8400 zgjedhës, e përkthyer në përqindje është 30.75%, e njëjta pjesëmarrje krahasuar me zgjedhet e 14 majit.
Në këto zgjedhje nuk kanë të drejtën e votës të burgosurit.
Situata në Rrogozhina, është shoqëruar me problematika të tilla si prania e personave që nuk kanë funksion apo lidhje me procesin zgjedhor janë parë në qendra votimi.
Sakaq janë mbi 32 mijë qytetarë me të drejtë vote, të cilët do t’u drejtohen qendrave të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 të mbrëmjes.