Zgjedhjet në Rrogozhinë, dorëzohen kutitë e votimit, pritet nisja e numërimit

Janë dorëzuar në ambientet e KZAZ të gjitha kutitë, pas përfundimit të procesit të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës.

Tashmë pritet të nisë edhe numërimi i 54 kutive të votimit. Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin.

Zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës u vendos të ripërsëriteshin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi rezultati i 14 Majit u shpall i pavlefshëm.

Shkak për përsëritjen e zgjedhjeve u bë kutia e burgut dhe diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota, teksa të burgosur numëroheshin më shumë se 100. Ndryshe nga 14 maji, të burgosurit nuk u lejuan të votojnë sot për shkak të afateve kohore.

Kujtojmë se në garë për kreun  e Bashkisë së Rrogozhinës për Partinë Socialiste është Edison Memolla, ndërsa për “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.


Shtuar 23.07.2023 22:21