Procesi i votimit në Kukës po vijon. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 12:00 votuan 19.91% e votuesve. Ndërsa kanë raportuar 74 Qendra Votimi nga 74.
Kujtojmë se zgjedhjet në Kukës zhvillohen pas skandalit që përfshiu ish kryebashkiakun Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit. Ai shfaqet në video duke kryer marrëdhënie intime me Alma K. brenda në ambientet e zyrës së bashkisë .Aktualisht Gjici ndodhet në burg.