Zgjedhjet në Kukës, pjesëmarrje e ulët në proces

Procesi i votimit në Kukës ka nisur pa vonesa dhe probleme dhe mësohet se deri në orën 09:00, duke iu referuar të dhënave të KQZ, është vënë re një pjesëmarrje e ulët në votime.

Në garë pë drejtimin e Bashkisë janë Albert Halilaj nga PS dhe Emri Vata nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Kujtojmë se Kukësi  po voton pasi video-skandalit seksual ku ish-kryebashkiaku Safet Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me Alma K. brenda në ambientet e zyrës së bashkisë. Prej 24 qershorit 2023 ai ndodhet në paraburgim dhe akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”.

Safet Gjici akuzohet se gjatë kohës që ka qenë ish kryebashkiak i Kukësit favorizoi Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

 


Shtuar 24.09.2023 10:23