Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon të dhënat: Pjesëmarrja në dy orët e para

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, pjesëmarrja në votime deri në orën 09:00 ka arritur vetëm 2.61%.

Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00, duke i dhënë mundësi qytetarëve të votojnë gjatë gjithë ditës.

Ekspertët e procesit zgjedhor bëjnë të ditur se trendi i pjesëmarrjes zakonisht rritet në orët e pasdites, duke sugjeruar se numri i votuesve pritet të rritet ndjeshëm gjatë ditës.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lista e votuesve në këto zgjedhje përmban rreth 2.076.290 votues të regjistruar.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet në Kosovë është 1.999.205 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77.085 votues.

KQZ-ja ka përgatitur 948 qendra votimi në vend dhe pikat e votimit në mbi 20 vende jashtë Kosovës, përfshirë ambasada dhe konsullata, për t’i lehtësuar votuesit jashtë vendit qasjen te procesi zgjedhor.

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë certifikuar gjithsej 24 subjekte politike, përfshirë 18 parti politike, tri koalicione parazgjedhore, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.


Shtuar 28.12.2025 10:18