Zgjedhjet në Greqi, voton kandidati shqiptar Fatos Malaj: Ditë e madhe për demokracinë

Kandidatit shqiptar Fafos Malaj ka votuar në Greqi.

Ai u bën thirrje shtetasve grekë me origjinë shqiptare të shkojnë të votojnë pasi shumë shpejt do të ketë ndryshime ligjore të cilat do të prekin reformën e pensioneve, ndaj prezenca e  shtetasve shqiptarë  me të drejtë vote në ketë proces, ka impakt direkt në të ardhmen e tyre.

“Sot është një ditë e madhe për demokracinë, sa erdha votova dhe unë. I bëj thirrje gjithë qytetarëve grekë me nënshtetësi greke të votojnë për prindërit e tyre, për pensionet e tyre duke ndryshuar sa mundemi ligjet për të mirën e emigrantëve. E kemi thënë disa herë, shkoni dhe votoni”, tha Malaj.

/Albeu.com;.


Shtuar 21.05.2023 10:28