Më 21 maj zhvillohen zgjedhjet parlametare në Greqi, midis garuesve janë edhe dy kandidatë shqiptarë.
Fatos Malaj, i cili garon për herë të dytë me PASOK kandidon në zonën A të kryeqytetit Athinë dhe Adiljan Koxhaj, nga brezi i dytë i emigrantëve kandidon me SYRIZA në zonën B të Athinës dhe Pireut.
Fatos Malaj
50 do të jetë numri i partiv dhe koalicioneve që do të garojnë në këto zgjedhje parlamentare në Greqi. Mediet greke raportojnë se në zgjedhje deklaruan pjesëmarrjen 38 parti, 10 koalicione partiake dhe 2 kandidatë individualë.
Adiljan Koxhaj
Sipas sondazheve Demokracia e Re ka pak më shumë përkrahës se Syriza, por nuk ka gjasa që nga raundi i parë i zgjedhjeve të dalë një fitues i qartë.
55-vjeçari Micotaqis, i biri i ish-kryeministrit Konstantin Micotaqis ishte mjaft i preferuar gjatë mandatit të tij.
Por skandalet, si përplasja vdekjeprurëse e trenave prej së cilës pati 57 të vdekur, kryesisht studentë dhe për të cilin protestuesit thanë se ndodhi për shkak të mungesës së investimeve të qeverisë – si dhe akuzat për përgjime të kundërshtarëve politikë dhe gazetarëve nga ana e forcave greke të sigurisë, e kanë dëmtuar reputacionin e tij./albeu.com/