Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Luçiano Boçi i jep fund dilemës, zbulon datën e shpalljes së kandidatit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka treguar se brenda 2-3 ditëve, opozita do të shpallë kandidatin e përbashkët që do të përballet me Ogerta Manastirliun nga kampi socialist për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në emisionin ‘Top Story’, Boçi u shpreh se përveçe një proces politik, është dhe moral, duke shtuar se negociatat mes partive opozitare janë në fazën kulmore.

“Së bashku me partitë e tjera opozitare po ndiqet një proces që është sa politik po aq i domosdoshëm dhe moral. Nuk është vetëm sfidë emrash, por është edhe sfidë e rëndësishme politike.

Për mua kjo është edhe hyrje në fushatë sepse ka ikur disi nga qeveria dhe ka shkuar te përfaqësuesi i opozitës. Emri nuk ka rëndësi, për mua procesi dhe modeli i procesit të zgjedhjes së kandidatit nga opozita është shumë e rëndësishme dhe ky model që po ndjekim është i duhuri.

Jemi në negociata, por këto janë ditët kulmore. Nëse negociatat vazhdojnë në rrugën e drejtë mendoj për 2 ose 3 ditë do kemi kandidatin për bashkinë e Tiranës”, u shpreh Luçiano Boçi.


Shtuar 2.10.2025 23:13