Zgjedhjet lokale, voton Jozefina Topalli: Sot vendosim për rikthimin e opozitës reale

Në Shkodër ka votuar edhe ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli e cila është një mbështetëse e Sali Berishës.

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për këtë qytet është Bardh Spahia.

Pas votimit, Topalli ka folur për mediate pranishme ku është shprehur se kjo është një ditë e rëndësishme për rikthimin e opozitës reale dhe krijimin e një alternative ndaj qeverisë ekzistuese.

Pjesa nga fjala e Jozefina Topallit:

“Sot është një votë kritike, jo thjesht për drejtimin e Bashkisë së Shkodrës, por mbi të gjitha sepse ne sot vendosim për rikthimin e opozitës reale qe i ka munguar vendit prej disa vitesh dhe në këtë mënyrë krijimin e një alternative ndaj qeverisë ekzistuese. Është një pikë kthese,” tha ndër të tjera Topalli. /albeu.com


Shtuar 6.03.2022 10:59