Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, priti këtë të mërkurë në një takim delegacionin e ekspertëve të ODHIR.
Në takim u diskutuan problematikat e pritshme të zgjedhjeve lokale teë14 Majit.
Kujtojmë se më herët delegacioni i ODHIR zhvilloi dhe një takim me funksionarët e PD-së në selinë blu.
Ata u pritën nga nënkryetari Oerd Bylykbashi si dhe Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore, Ivi Kaso.
Fokusi i diskutimeve ishte pikërisht problematikat e zgjedhjeve të 14 majit si dhe qëndrimet e PD-së.