Zgjedhjet lokale, Gjiknuri konfirmon kandidaturën e parë

Partia Socialiste ka nisur një “tour “diskutimesh në bashkitë e vendit duke analizuar dhe punën e kryebashkiakëve të cilët do kalojnë në “sitën” e kryesisë së PS-së. Por duket se njëri prej tyre nuk do të presë gjatë, bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Cerrikut, Andis Salla i cili mesa duket falë punës së mirë të bërë në bashki e ka merituar një mandat të dytë.

Ka qenë numri dy i Partisë Socialiste njëherazi dhe i deleguari i Partisë Socialiste në Elbasan, Damian Gjiknuri ai që ka pohuar se Salla është një nga 7 kandidatët e bashkisë që e ka të sigurt rikandidimin.

“Gjiknuri ka vlerësuar punën e të gjithë kryebashkiakëve të Qarkut të Elbasanit , por ai ka deklaruar se jo të gjithë ata që janë në detyrë do rikanditojnë në këto zgjedhje .I pari ndër shtatë kryebashkiakët aktualë që thuajse e ka të sigurtë deri tani rikanditimin është Andis Salla, kryebadhkiaku i Cërrikut”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i PS .Deklarata e Gjiknurit për rikonfirmimin e Andis Sallës si kandidat e PS në zgjedhjet e rradhës vjen pasi ai u vlerësua me superlativa pak javë më parë edhe nga Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe drejtues të pushtetit vendor.