Zgjedhjet e pjesshme/ Zbulohet kandidati i PS për Bashkinë e Cërrikut (EMRI)

Partia Socialiste, duket se ia ka besuar garën e 9 nëntorit për bashkinë e Cërrikut, Florenc Dokut.

Florenc Doka, kryetari i komanduar i Cërrikut, do të jetë kandidatura e PS për bashkinë e Cërrikut.

Kjo kandidaturë si edhe 5 të tjerat, do të miratohen sot pasdite në mbledhjen e kryesisë së PS.

Më parë, u bë e ditur se Ervin Ceca, është kandidati i PS-së për zgjedhjet e bashkisë së Beratit.


Shtuar 7.10.2025 11:03