Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Shqipëri, së bashku me International IDEA, do të mbajë një takim në Tiranë, ku në qendër të diskutimeve do të jenë teknologjia, digjitalizimi, dhe zgjedhjet.
Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh se tashmë ka filluar në version eksperimental, përdorimi i inteligjencës artificiale (AI) për kërkimin dhe marrjen e informacioneve zgjedhore nëpërmjet faqes së internetit të KQZ-së, si dhe për të ofruar asistencë për administratën zgjedhore apo subjekte të tjera të përfshira në procesin zgjedhor.
“Më 9 nëntor të këtij viti do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetarë të disa bashkive të vendit. Stafi i KQZ-së po punon për të aplikuar, për herë të parë, përdorimin e AI-së në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultateve.
Ky projekt do të shërbejë si test dhe, për momentin, nuk do të zëvendësojë procedurën manuale të numërimit dhe vlerësimit të votave, e cila mbetet mënyra zyrtare e referimit”, deklaron Celibashi