Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranë, Këlliçi: Brenda pak orëve do të zyrtarizojmë kandidatin

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se nesër pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, pritet të finalizohet emri i kandidatit për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës, të planifikuara më 9 nëntor.

Në një intervistë për News 24, Këlliçi theksoi se, pavarësisht se dekreti i presidentit Begaj për zgjedhjet e Tiranës është konsideruar jokushtetues, PD do të marrë pjesë në garë për të siguruar një alternativë për qytetin.

Ai shtoi se, deri tani, emrat që janë përfolur nuk janë zyrtarë dhe se partia është e hapur edhe për kandidatura nga shoqëria civile.

Këlliçi: Represioni i kryeministrit ndaj tij është i jashtëzakonshëm. Nuk e them me keqardhje. I këtillë ka qenë profili i Veliajt. Ka qenë yes man i përjetshëm i Ramës dhe po gëlltit atë që ka gatuar vetë. Edhe pse e njohim se Begaj nxori një dekret antikushtetues për 9 nëntorin për kryeqytetin.

Kemi kërkuar dorëheqjen të kryebashkiakut dhe mbajtjen e zgjedhjeve sigurisht e përshëndesin faktin që ka zgjedhje të parakohshme dhe nuk do lëmë garën bosh. Duke vënë interesin e opozitës para interesin politik, nuk mund të lëmë garës së Tiranës bojkot. Kemi një qëndrim. Ne do kemi kandidaturën tonë.

Asnjë nga emrat që keni parë nuk është një emër zyrtar. Deri tani kemi patur një ngritje profili që do maksimalizonte votat e opozitës. Si kemi dakordësuar të gjithë se jemi të hapur për dakordësinë për një kandidaturë që vjen edhe nga shoqëria civile. Tre emrat nuk kanë qenë asnjëherë emrat definitiv. Janë emra të nderuar i respektoj.

Por është shumë më e gjerë se kaq gama e kandidaturave ditën e nesërme ka mbledhje kryesie ku në rendin e ditës pika e parë është raporti i negociatave me aleatet në parlament dhe jo për të raportuar idetë e tyre. Më pas brenda shumë pak orësh, do të finalizojmë edhe emrin që do kemi si opozitë e bashkuar për të shkuar në zgjedhje më datën 9. Tiranës do i japim një alternativë.


Shtuar 3.10.2025 21:16