Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend.

Pjesëmarrja në votime në pesë bashki deri në orën 11:00 është 8.21%.

Bashkia Vlorë: 6,045 votues nga 119,374 të regjistruar → 5.07%

Bashkia Berat: 4,882 votues nga 58,798 të regjistruar → 8.31%

Bashkia Cërrik: 3,363 votues nga 29,014 të regjistruar → 11.59%

Bashkia Mat: 3,843 votues nga 20,007 të regjistruar → 19.20%

Bashkia Tepelenë: 1,197 votues nga 7,795 të regjistruar → 15.36%


Shtuar 9.11.2025 11:47