Zgjedhjet e pjesshme lokale, nis procesi i numërimit edhe për Bashkinë e Beratit

Fillon procesi i numërimit të votave edhe për Bashkinë e Beratit.

Raportohet se numërimi ka nisur në KZAZ 67, e cila ka 44 kuti.

Në këtë bashki garojnë për zyrën e kryebashkiakut Ervin Ceca i PS-së dhe Pavlo Shkarpa, i pavarur, i mbështetur nga PD-ja.

Berati regjistroi një përqindje pjesëmarrjeje pak më shumë se 19%, shumë e ulët nga pritshmëritë.

Më herët kishte nisur numërimi edhe në Bashkinë e Tepelenës.


Shtuar 9.11.2025 21:55