Partia Socialiste, duket se ia ka besuar garën e 9 nëntorit për bashkinë e Cërrikut, Florenc Dokut.
Florenc Doka, kryetari i komanduar i Cërrikut, do të jetë kandidatura e PS për bashkinë e Cërrikut.
Kjo kandidaturë si edhe 5 të tjerat, do të miratohen sot pasdite në mbledhjen e kryesisë së PS.
Më parë, u bë e ditur se Ervin Ceca, është kandidati i PS-së për zgjedhjet e bashkisë së Beratit.