Partia Demokratike, ka zhvilluar takime me partitë opozitare për gjetjen e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në Bashkinë Tiranë, që do të sfidojë Ogerta Manastirliun e PS-së, e propozuar nga kryeministri Edi Rama.
PD mësohet se ka zhvilluar ditën e djeshme takime të ndara nga njëri-tjetri me Endri Shabanin e “Nisma Thurje” dhe Adritatik Lapajn e “Shqipëria Bëhet”.
Ndërsa pritet të zhvillojë takim edhe me ish-deputetin e PD-së, Agron Shehaj, kreu i “Partia Mundësia”, i cili sipas gazetarit Osman Stafa, ka kushtëzuar çdo diskutim me faktin që kandidati i opozitës duhet të vijë nga jashtë strukturave politike, në mënyrë që të ketë një profil të pastër publik dhe shanse më të mëdha për fitore.
Demokratët pritet të zhvillojnë një raund tjetër bisedimesh me Shpëtim Idrizin, kreun e PDIU-së, e cila në Tiranë përfaqësohet aktualisht nga një deputet.
Pavarësisht se takimet janë mbajtur në dyer të mbyllura dhe pa deklarata publike, sipas burimeve procesi i përzgjedhjes së kandidatit mësohet se është drejt fazës përfundimtare.