Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, kryetari i KQZ voton i pari: Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Ditën e sotme në Kosovë, zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniçi, pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Ai ka thënë para mediave se përkundër kohës së shkurt dhe sfidave, janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe gjithçka është gati sa i përket KQZ-së.

“Dje e kemi pas procesin e votimit në diasporë dhe gjithçka ka shkuar qetë sipas njoftimeve. Uroj që të jetë një ditë e qetë dhe e mbarë për të gjithë dhe procesi të mos ketë asnjë problem”, ka thënë ai.

Radoniçi ka thënë se pa përfshirë Amerikën dhe Kanadanë, numri i atyre që kanë votuar në diasporë është mbi 15 mijë.


Shtuar 28.12.2025 08:25