Këtë të martë në orën 18:00, Partia Socialiste, do të mbledhë Kryesinë e saj, në një mbledhje ku pritet të miratohen kandidaturat për gjashtë bashkitë, ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore më 9 nëntor.
Burime nga PS bëjnë me dije se, gjatë mbledhjes do të shqyrtohen emrat e propozuar nga strukturat lokale dhe do të jepet miratimi zyrtar për secilën bashki që përfshihet në procesin zgjedhor.
Por askush nuk është i bindur se do të ndodhë kështu. Rama ashtu siç u lexoi emrat e ministrave, ashtu do t`u lexojë anëtarëve të kryesisë edhe emrat e kandidatëve.