Avokati i njohur Gylsen Zhllima, ka shpallur kandidaturën e tij për postin e kryebashkiakut të Tiranës, në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor.
Avokati e ka njoftuar kandidimin përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Tirana vizioni ynë”, është slogani i tij me të cilin do të kërkojë votën e kryeqytetasve.
Zgjedhjet e pjeshme për Bashkinë e Tiranës, do të zhvillohen më 9 nëntor në 6 bashkitë e vendit.
Ndërkohë për Tiranën kandidaturat e zyrtarizuara janë Ogerta Manastirliu nga Partia Socialiste, Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë dhe aktori Florjan Binaj si i pavarur, i cili kërkon voton e të gjithë qytetarëve majtas dhe djathtas.
Nga opozita ende nuk ka një emër konkret, por një ditë më parë Sali Berisha tha se do ti lenë dy dite kohe kandidateve te pavarur dhe me pas te shprehin qëndrimin e tyre se cilin kandidat do te mbështesin.