Zgjedhjet e 6 marsit, Berisha zbulon formulën si do përcaktohen kandidatët: Lista jonë, padyshim fituese

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook ka treguar si do të përcaktohen kandidatët e tij për zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashkitë pa kryetarë. Berisha ka thënë se do të bëhen zgjedhjet në struktura dhe kandidatët më të votuar do të jenë zyrtarisht kandidatë dhe se qytetari është ai që vendos.

Sipas tij, ky proces është i ngjashëm me primaret në SHBA.

Postimi i Berishës:

Ne kemi vendosur që në këto zgjedhje për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë të marrim pjesë.

Kandidatët tanë do t’i përcaktojnë anëtarët. Pra, do të bëhen zgjedhjet në struktura dhe kandidatët më të votuar do të jenë zyrtarisht kandidatë.

QYTETARI vendos se kush do të jetë kandidat, as Sali Berisha, as Kryesia, askush tjetër.

Ky proces është i ngjashëm me primaret në SHBA dhe është i dëshmuar si më i suksesshmi, transparenti dhe besojmë se do të sjell rezultatet më të mira për ne.

I ftoj edhe njëherë të gjithë anëtarët që të bëhen pjesë e këtij procesi për t’i dhënë legjitimitetin e duhur secilit kandidat.

Lista jonë padyshim se do të jetë listë fituese e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme në secilin kuptim të fjalës./albeu.com

 

Shtuar 24.01.2022 20:15