Partia Socialiste ka nisur sot fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kandidatët e PS për 61 bashkitë e vendit janë mbledhur mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej”, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i partisë, si dhe deputetë e ministra të PS.
Në fjalën e tij Rama tha se këto ditë nis fushata e nëntë zgjedhore e PS nën drejtimin e tij.
Ai theksoi se deri më sot nga 8 zgjedhje PS e drejtuar nga ai ka fituar shtatë herë, dhe kanë humbur vetëm një palë përballë një kundërshtari sa të egër aq edhe qesharak.
“Këto dit nis zyrtarisht fushata jonë e nëntë. Kemi fituar 7 nga 8 palë zgjedhje, kemi humbur vetëm një, të cilën më shumë se sa e humbëm na e morën. Sidoqoftë të fitosh zgjedhjet është një gjë, ndërsa krejt tjetër është ta kthesh fitoren e zgjedhjeve në vlerë për njerëzit. Prandaj shumë më tepër sesa për bilancin historik 7-1 përballë kundërshtarëve sa të egër dhe të dobët, jam krenar për vlerën e shtuar që vlerat e PS kanë sjellë për Shqipërinë”, tha Rama.
/AlbEu.com/