Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhje e ditës së sotme, ka vendosur që përveç Vorës, votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet lokale të 14 majit, do të ketë dhe në Kamëz dhe Elbasan.
https://www.facebook.com/KQZShqiperi/videos/584320013130570
Ishte pikërisht kjo pikë e rendit të ditësh që mori dakordësi nga palët, ndërsa vendimi erdhi pas shtesës së fondit të qeverisë për KQZ.
Bëhet fjalë për një fond me një shumë prej 800 milionë lekë.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshme i KQZ bëri parashtrimin e vendimit ku theksoi se ky projekt pilot do të aplikohet në 335 qendra votimi në këto 3 bashki.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit të 2021-shit, votimi elektronik u mbajt në bashkinë e Vorës dhe në njësinë nr.10 në kryeqytet, ku pati disa vonesa për shkak të problemeve teknike.