Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi id ha aft 48 orë Partisë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për tu regjistruar në zgjedhje.
Afati skadon sonte në mesnatë,
Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Alibeaj kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ-së për mosregjistrimin si subjekt zgjedhor.
Më herët sot, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Alibeajt Indrit Sefa ka deklaruar nga jashtë ambienteve të KQZ se nuk do depozitohet asnjë dokument shtesë nga ana e palës së tij dhe se dokumentacioni i depozituar është i plotë.
Ai bëri thirrje që KQZ duhet të marrë një vendim sa më shpejt dhe të mos pritet ora 12:00, ashtu siç e parashikon dispozita ligjore, ndërsa tha se sa i përket deklaratave të kreut të KQZ, Ilirian Celibashi, se lojërat politike nuk kanë vend në këtë godinë.
I pyetur se çfarë rruge do ndiqet nëse KQZ vendos të mos e regjistrojë palën që ai përfaqëson, Sefa u përgjigj se do ndiqen vetëm rrugët ligjore./Albeu.com/