Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule. Burime për AlbEu.com, bëjnë me dije se në fokus të diskutimit janë zgjedhjet e 14 majit.
Ashtu siç është bërë e ditur edhe më herët PBDNJ e Vangjel Dules në këto zgjedhje do të rreshtohet në një koalicion me PD-në e Berishës, PL-në dhe disa parti të tjera opozitare.
Në mbledhjene fundit të Kryeisë së PD të thirrur nga Berisha u vendos që në këto zgjedhje do të hyhet në koalicion, edhe kandidatët do të regjistrohen si pjesë e koalicionit.
/AlbEu.com/