Sot, koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në orën 12:00.
Ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë kanë bërë sërish thirrje për qytetarët që të bashkohen.
Berisha shkroi se çelja e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” do të jetë madhështore dhe do të shpërbejë si prelud i fitores.
“I ftoj të gjithë shqiptarët që të kurorëzojmë me një manifestim madhështor, si prelud i fitores tonë të ardhshme, nesër në orën 12:00, në stadiumin “Air Albania””, shkruan Berisha.
Edhe Meta bëri ftesën e tij.
“Të dashur qytetarë, nesër, në ora 12:00, ju ftojmë të gjithëve në Tiranë, në stadiumin kombëtar, për hapjen e fushatës fitimtare!”, tha Meta.
Kujtojmë se Partia Socialiste e ka çelur fushatën 3 ditë më parë në Sheshin Skënderbej, duke mbjellur pemë, pasi ka premtuar se disa nga paratë e fushatës do të shkojnë për mbjellje pemësh.
PS gjithashtu prezantoi dhe sloganin e fushatës, e cila është: “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”./albeu.com