Kreu i PSD-së Tom Doshi do të kandidojë në Shkodër. Kjo forcë politike mësohet se do ta dërgojë pak më vonë listën në KQZ.
Më herët ishte njoftuar se Doshi do kandidonte në qarkun verior të vendit, duke nisur edhe punën elektorale me bazën, kurse sot kjo u konfirmua.
Nga ana tjetër, momentalisht Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po zhvillojnë mbledhje me drejtuesit dhe kryesitë për të dalë me listat e zyrtarizuara të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.
Listat do të duhet të dorëzohen në KQZ brenda mesnatës së sotme.