Kryeministri i vendit Edi Rama, ndau në rrjetet sociale imazhin e krahut të shqiponjës të formuar nga disa duar, simbol ky i PS për zgjedhjet e 11 majit duke qenë se në fletën e votimit PS korrespondon me numrin 5.
Rama u bëri sërish sot apel qytetarëve, të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, që Shqipëria të shkojë drejt anëtarësimit në BE.
“VOTO 5 me ty, mua dhe Partinë Socialiste bëhemi më shumë e sa më shumë të bëhemi më 11 maj, aq më i madh bëhet krahu i shqiponjës në ngjitjen drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama.