Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: Nëse keni qenë një herë deputet, nuk do të jeni në listat e mbyllura

Kryeministri Edi Rama, tregoi edhe piketat politike të zgjedhjeve të ardhshme dhe lufta për listën e deputetëve.

Ai la të kuptohet se në listat e mbyllura do ketë shumë emra të rinj dhe me energji, të dalë nga platforma “Deputeti që duam”.

Kjo i vë përballë betejës për listat e hapura të deputetëve të vjetër.

“Duke votuar një parti tjetër mund të kapësh një deputet, duke votuar këtë parti, PS, mund të kesh mundësi e të përfaqësosh veten në parlament, qeveri të përforcuar me eksperiencë, janë të dyja gjërat bashkë. Ne e kemi bërë një llogari qoftë jashtë dhe brenda perimetrit të partisë, qysh kur kanë mbaruar zgjedhjet, nuk u vë faj të tjerëve që s’i kuptojnë, e pastaj ia veshin fitoret tona fantazive, pra ata do bënin këto në vendin tonë, do villnin do manipulonin, me botën e errët etj etj., por nuk kanë për ta marrë vesh.

Ndërkohë që ne qysh kur mbaruan zgjedhjet e kaluara kemi filluar punën për zgjedhjet e radhës, kemi bërë rigjenerim tërësor e riorganizim të PS. Kemi ofruar platformën e “Deputetit që duam”.

Nga diskutimet me drejtuesit politik shpreh kënaqësinë që një numër prej tyre, që dikur se konsideronin të ishin deputetë të PS, do jenë pjesë e listave tona, të reja e të rinj, me energji dhe me kapacitete që përveç të resë, të kenë edhe forcën për të vënë në jetë gjërat që duan të bëjnë në jetë”, tha Rama.

Edi Rama: Nuk e kemi mbyllur ende të gjithë procesin që do të mbyllet në Kryesi, por dua të ndaj me ju që: cilido që nuk pranon të jetë në listën e hapur duhet t’ia bëjë me dije drejtuesit politik.

Parimi do të jetë: Asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë në mandat nuk do të jetë në listën e mbyllur.


Shtuar 10.03.2025 09:59