Zgjedhjet e 11 Majit, mbërrijnë në Rinas të tjera vota nga Diaspora

Të tjera vota të Diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit pasditen e sotme.

Votat e Diasporës pritet të dërgohen në KQZ, ku do të bëhet edhe verifikimet e mëtejshme për vlefshmërinë e tyre.

Kujtojmë se një ditë më parë rreth 600 zarfe mbërritën nga Diaspora ndërkohë që shqiptarët votojnë nga 85 shtete të botës.

Shqiptarët e Diasporës janë të parët që kanë votuar për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Mbi 250 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar më herët për të votuar për zgjedhjet parlamentare.


Shtuar 18.04.2025 18:29