Zgjedhjet e 11 majit/ Elvis Roshi në fushatë për PD? Reagon Belind Këlliçi…

Ish-kryebashkiaku i socialist në Kavajë, Elvis Roshi, ka dalë për të mbledhur vota për Partinë Demokratike dhe konkretisht për Elton Roshin që është kushëriri i tij dhe garon në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.

Për këtë u pyet edhe Belind Këlliçi në emisionin “Off the Record”, duke u shprehur se lufta e klasave është mbyllur që në vitin 1990.

“Unë nuk e di fare që Elvis Roshi ka dalë në fushatë elektorale, por di t’u them se koha e Partisë së Punës, të luftës së klasave dhe e goditjeve familjare e farefisnore ka mbaruar në vitin 90 me rrëzimin e diktaturës. Unë nuk e di kë keni ju kushëri, por ju nuk mund të mbani përgjegjësi për të gjithë kushërinjtë tuaj. Unë e di që lufta e klasave është mbyllur në vitin 1990.

Nëse shkoni me mentalitetin komunist, që është përdorur edhe ndaj meje, duke më anatemuar si dhëndër socialist e të tjera. Unë ja tregova Veliaj se kush jam, do t’ja tregoj edhe Ramës”, tha Këlliçi.


Shtuar 7.04.2025 09:29