Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha zbulon se me cilat parti do të bëjë koalicion, kreu i PD ironizon Bashën: Ai është me Ballën

Ditën e sotme, në konferencën me gazetarët, lideri demokrat Sali Berisha, foli lidhur me koalicionet që do të bëjë PD, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Berisha tha se negociatat me partinë e Shpëtim Idrizit po shkojnë shumë mirë, teksa theksoi se është i hapur të lidhë aleancë me çdo parti që ka objektiv përmbysjen e Ramës.

Gjithashtu, Berisha u shpreh se; do bëjë aleancë me çdo parti, përveç se me Lulzim Bashës.

“Të gjitha të tjerat, nuk përjashtoj unë… Basha është me Taulant Ballën, mos i ngatërro aleancat natyrale. Ka parti Alibeaj? Po ku e ka? Unë nuk po e paragjykoj atë. O zotëri, ata janë me vota të PD-së, të mos bëjmë kështu. Megjithatë unë nuk po paragjykoj asgjë, por të mos harrojmë se atë mandat e kanë me votat e PD, po u teket të dalë mënjanë… Nuk i paragjykoj, jo, pavarësisht. Thashë, Basha ka partinë e Taulant Ballës”, tha Berisha.

Berisha: Shpëtim Idrizi është një aleat dhe ne do zhvillojmë negociata serioze. Ne e vlerësojmë partinë e zotit Idrizi si një aleate të çmuar. Ne do bëjmë gjithçka për të zgjeruar frontin opozitar edhe me parti të tjera. Unë çdo ditë po ftoj parti të tjera, edhe ato që janë të pavendosura, uroj që të vendosin dhe të bashkohemi në një front për të larguar Edi Ramën nga pushteti.

Të gjitha të tjerat, nuk përjashtoj unë… Basha është me Taulant Ballën, mos i ngatërro aleancat natyrale. Ka parti Alibeaj? Po ku e ka? Unë nuk po e paragjykoj atë. O zotëri, ata janë me vota të PD-së, të mos bëjmë kështu. Megjithatë unë nuk po paragjykoj asgjë, por të mos harrojmë se atë mandat e kanë me votat e PD, po u teket të dalë mënjanë… Nuk i paragjykoj, jo, pavarësisht. Thashë, Basha ka partinë e Taulant Ballës. Me të gjitha forcat politike që përcaktojnë si objektiv largimin e

Edi Ramës nga pushteti… Kjo qëndron. Nuk përjashtoj asnjë…
Tani, kur bëhet publike, nuk ka pse të mos bëhet jopublike. Por edhe publike ka dhe do ketë.