Zgjedhjet 11 majit/ Qeveria shtyn afatin, njihet vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara

Në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit 2025, qeveria ka vendosur të shtyjë afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave,

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas mbledhjes së qeverisë. Sipas tij, kjo masë do t’ju japë zgjidhje ngërçit të krijuar, pasi janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit.

“Këshilli i Ministrave miratoi një akt për zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave të identiteti dhe pasaportave biometrike. Kjo do të zgjidhë të gjithë ngërçin e krijuar janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të ketë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës si e drejtë Kushtetuese”, tha ministri Hoxha.

Ai shtoi se; “Me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ duke u regjistruar në platformën elektronike të regjistrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.