Boris Johnson është tërhequr nga gara për zgjedhjen e kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Në një deklaratë me shkrim të shpërndarë për mediat, Johnson thotë se ky nuk është hapi më i mirë i mundshëm në këtë moment. Ai shton se nuk mund të qeverisë në mënyrë efektive nëse nuk ka një parti të konsoliduar dhe të plotë në Parlament.
“Sonte dua të konfirmoj se unë kam mbështetjen e 102 deputetëve ndaj edhe mund të depozitoj kandidaturën time që nesër. Ekziston dhe shansi që unë të fitoj në zgjedhjet brenda Partisë konservatore dhe brenda të premtes mund të rikthehesha në Doëning Street. Por jam menduar gjatë ditëve të fundit dhe arrita në konkluzionin se kjo nuk është gjëja më e mirë që mund të bëj momentalisht. Askush nuk mund të qeverisë me një parti që nuk është e plotë në Parlament”, shkruan Johnson.
Rishi Sunak ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për t’u bërë udhëheqësi dhe kryeministri i ardhshëm konservator, gjashtë javë pasi Liz Truss e mposhti atë në garën pikërisht për këtë post. Ish-kancelari është paraqitur për herë të dytë brenda pak muajsh pas dorëheqjes së jashtëzakonshme të Truss të enjten, 44 ditë nga posti i saj në krye të detyrës.