Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja Hoxha zbulon debatin e fortë në mbledhjen e KLP: Pati dhunë verbale

Gazetarja Anila Hoxha ka folur për takimin e Nancy VanHorn me drejtuesen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin. E ftuar në studion e Top Story në Top Channel, Hoxha thekson se gara për kreun e SPAK ka nisur të ‘ngrejë temperaturat’, teksa një ditë më parë në një mbledhje që ka ndodhur mes drejtueses së KLP dhe tre anëtarëve të komisionit të karrierës ka pasur një debat të fortë verbal.

Një prej anëtarëve ka kërkuar që platforma që do të dorëzohet nga kandidatët për kreun e SPAK në e-mail, të ketë mundësi aksesi vetëm prej tij dhe jo anëtarëve të tjerë. Kjo pas sjellë më pas një debat të fortë verbal dhe ngritje tonesh.

“Takim që pati me VanHorn, veç mbështetjes dhe kërkesës së llogarisë, është bërë dhe shtrimini i shinave para se emrat e kandidatëve të dalin në publik. Një ditë më parë është mbajtur një takim pas një mbledhje në KLP, mes anëtarëve të karrierës dhe zonjës Bogdani, ku ka pasur debat dhe konfrontim verbal mes një prej anëtarëve, për çështje administrative dhe paranisje e fushatës sesi do ndahen 11 anëtarët e KLP.

Debati ka qenë shumë i fortë, në lidhje me platformat e kandidatëve që do të dërgohen në e-mail, ku një prej anëtarëve ka kërkuar që të ketë ai vetëm akses dhe jo dy anëtarët e tjerë të komisionit. Kjo është kthyer me dhunë verbal përballë kryetares së KLP”, u shpreh gazetarja.


Shtuar 25.09.2025 23:32