Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasadorja Kim shkon në KLP (VIDEO)

Ambasadorja amerikane Yuri Kim sapo ka mbërritur në sallën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku po zhvillohet seanca dëgjimore për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.

Kim ka mbërritur në KLP për të monitoruar procesin.

Diplomatja e SHBA-ve është pritur me shumë interes nga të pranishmit, ndërkohë që është ulur pranë përfaqësuesve ndërkombëtare.

Të pranishëm për të monituar nga afër këtë proces është një përfaqësi e ambasadës amerikane, përfaqësues të Opdat, dhe të Komisionit Europian./albeu.com


Shtuar 16.12.2022 14:16