Zgjedhja e Drejtorit të Policisë/ “Ti s’di nga lidhet gomari”, Lamallari i përgjigjet Balliut: Kushdo të zgjidhej, duhej të merrte parasysh baltën që do hidhnit ju

Ministri i Brendshëm Besford Lamallari u është përgjigjur akuzave të opozitës pas zgjedhjes në krye të policisë së shtetit të Skënder Hita. Lamallari tha se, Hita është oficer karriere, ka qenë drejtues në disa qarqe, ku ka spikatur për profesionalizëm integritet përkushtim. Por, sipas tij, kushdo që do të zgjidhej, duhej të merrte parasysh baltën që do hidhte opozita.

“Duke qenë se nuk i shpëtuam edhe kësaj radhe akuzave për Policinë e Shtetit, edhe pse vetëm sot është miratuar vendimi i qeverisë për caktimin në detyrë të Drejtorit Madhor Skënder Hita, për fatin e keq të drejtuesit të ri i cili duhet të marrë parasysh që në përshkrimin e detyrës së tij do të ketë akuza dhe bazë të opozitës. Në fakt policisë i duhet dhënë besim dhe përkushtim dhe le ta besojmë me punë që ai i shërben shtetit shqiptar, qytetarëve dhe integrimit të vendit.

Të lidhura

None found

Hita është oficer karriere, unë kam pasur rastin që të bashkëpunoj prej 9 vitesh me të tashmë, që kur unë pata nderin që t’i bashkohem Ministrinë së Brendshme rreth 9 vite më parë. Ka qenë drejtues në disa qarqe më parë, ku ka spikatur për profesionalizmin, integritetin, për përkushtimin ndaj uniformës dhe organizatës. Jam shumë i lumtur që nga konkursi, ka spikatur roli i tij dhe kontributi i tij për disa vite në Policinë e Shtetit. Zoti Hita, ata që kanë qenë më parë, por edhe ata që vijnë më pas janë mësuar që gjithçka bëhet politike, për fat të keq edhe Policia e Shtetit,” tha Lamallari.

Ndërkohë, deputeti demokrat, Klevis Balliu iu drejtua duke i thënë Lamallari se ai nuk është një ministër, por një mbajtës karrigesh që bën çfarë i thonë të tjerët.

“Ky i fundit ka replikuar duke iu përgjigjur: Në qoftë se nuk e kuptove, e thash që atë që ti mësove sot unë e mësova para 3 ditësh, sepse ti je mbajtës karrigesh jo ministër. Ti nuk di nga lidhet gomari. Ti nuk flet dot, se ti kërcen, fle, ha dhe ikën kur të thonë. Ti duhet të rrish të mbyllësh gojën dhe të dëgjosh,” tha Balliu.


Shtuar 30.03.2026 18:19