Ditën e sotme u votuan ndryshimi kushtetues për zgjatjen e afatit të Vettingut deri në vitin 2024 me 118 vota pro. Partia Demokratike ka votuar pro, dhe përmes një postimi në Facebook ka sulmuar grupin e Berishës.
“Ata janë burracakë se nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi”, thuhet ndër të tjera në postim.
Reagimi i plotë:
Non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale. Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere. Ata janë burracakë se nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi.
Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak.
Koha e non grata-ve të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere.
Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën./albeu.com