Zgjatja e mandatit të Vettingut, OSBE: Nuk ka plan B apo kthim mbrapa në Reformën në Drejtësi

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka bërë thirrje për zgjatjen e mandatit institucioneve të vetingut, duke iu bashkuar deklaratës së Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Postimi i plotë: 
⚖️ Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet deklaratës së Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në mbështetje të zgjatjes të mandatit të institucioneve të vetingut. Duke folur në një takim vjetor strategjik mes Prezencës dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në TIranë, Kryetari i Prezencës, ambasadori Vincenzo Del Monaco, theksoi progresin e jashtëzakonshëm të arritur deri më tani në reformën në drejtësi dhe shprehu besimin e plotë për rezultate të mëtejshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Lidhur me zgjatjen e mandatit të institucioneve të vetingut, Ambasadori Del Monaco më tej përsëriti se ai nuk shikon ndonjë plan B apo kthim mbrapa në reformën në drejtësi.
***
⚖️ The OSCE Presence in Albania joins the statement of European Union in Albania and U.S. Embassy-Tirana in support of the extension of the vetting institutions’ mandate.
Talking at an annual strategic meeting between the Presence and the Council of Europe Office in Tirana, the Head of Presence, Ambassador Vincenzo Del Monaco, emphasized the tremendous progress so far achieved with the judiciary reform and expressed full confidence in continuous results in the field of combating crime and corruption. Ambassador Del Monaco, in relation to the extension of the judiciary vetting, further reiterated that he does not see a plan B or a way back on the justice reform. /albeu.com


Shtuar 9.02.2022 10:30