Ka përfunduar seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar në Kuvend. Seanca e cili nisi me fjalën e kryetares së re të Kuvendit, Elisa Spiropalin zgjati vetëm një orë.
Po ashtu në foltoren e Kuvendit kanë mbajtur fjalën e tyre edhe kryetarët e grupeve të tjera parlamentare. Edhe ditën e sotme nuk kanë munguar përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës.
Ndërkohë që brenda Kuvendit po zhvillohej seanca, jashtë po protestonin banorët e Fushë-Krujës dhe Krujës lidhur me hyrje-daljet në autostradën e re të Thumanë- Kasharit.