Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përfunduar dëshminë e saj në SPAK.
Xhaçka ndenji në ambientet e SPAK-ut rreth dy orë. Xhaçka nuk ka folur për mediet pas përfundimit të dëshmisë në SPAK.
Ministrja u paraqit sot në SPAK, në lidhje me kallëzimin për pronat e ushtrisë.
Olta Xhaçka dha sot shpjegime në prokurorinë e posaçme përreth 2 orë për privatizimin e bazës detare të Limionit në Sarandë.
Xhaçka u kallëzuan për shpërdorim detyrë nga ish-zv-komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari.
Ministrja Xhaçka, u pyet ne cilësinë e deklarueses dhe përpara se të hynte SPAK thumboi opozitën teksa tha se akuzat e bëra prej saj do të marrin përgjigje nga drejtësia.
Baza e Limionit është vënë nën sekuestro preventive nga Gjykata e Posaçme. Meçollari ka bërë dhe një kallëzim për bazën detare të Shëngjinit ku sipas tij është lejuar ndërtim nga një subjekt privat.
Në kuadër të këtij hetimi Meçollari u ballafaqua në SPAK pak ditë më parë me ish-shefin e shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura Bardhyl Kollçaku, aktualisht deputet i PS.
SPAK po heton prej vitit 2021 dy kallëzime të bëra nga Meçollari kundër zyrtarëve të tanishëm dhe ish-zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, të cilët i akuzon për tjetërsim të pronave ushtarake, pa marrë miratimin e Presidentit të Republikës.
Një prej kallëzimeve është për bazën detare në Sarandë, ndërsa tjetri, për të cilën ka kallëzuar edhe presidentin aktual të republikës Bajram Begaj është për banën ushtarake në Shëngjin. Deri në këtë fazë, SPAK nuk ka regjistruar emra personash konkretë nën hetim.