Zërat për dorëheqjen e Bashës, mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së

Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e sotme, duke shënuar kështu përballjen e parë të Lulzim Bashës me kritikët e tij, përfshirë ish-Presidentin Bujar Nishani dhe anëtarin e Kryesisë, Fatbardh Kadilli.

Ky takim vjen kur shumë demokratë kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Kadilli është sfidanti i parë i deklaruar për garën e kreut të PD-së, që pritet të sfidojë Bashën në zgjedhjet e muajit korrik.

Nga ana tjetër Bujar Nishani është pjesë e fraksionit “Grupimi për PD-në”, ku përfshihen ish-zyrtarë të lartë demokrat, si ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Bashës, por që ende nuk e kanë propozimin e tyre se kë preferojnë si kryetar.


Shtuar 16.05.2021 09:18